Media Galeri

Në fabrikën ku rriten miza

Ekziston një kërkesë në rritje për insektet si një burim proteine në ushqimin e kafshëve shtëpiake. Fotografi Tommy Trenchard vizitoi një fermë mizash në Cape Town, Afrika e Jugut, që shpreson të rrisë edhe më tej fitimet nga puna e saj.

E nisur në vitin 2018 në një pronë industriale në buzë të qytetit, ferma Maltento çdo muaj prodhon mbi 10 ton ushqime të pasura me proteina me cilësi të lartë, shumica e tyre të destinuara për eksport jashtë shtetit.

“Gjithë kohës keni mungesë ushqimi dhe njerëz që vdesin nga uria e nga ana tjetër kemi problem me mbetjet e pa reduktuara. Kështu nisa të shoh një mënyrë si mund ta balancojmë këtë gjë, ”tha themeluesi Dean Smorenberg.

Ai është një ish-konsulent menaxhimi i cili filloipunën si rritës mizash në vitin 2016. Ky modeli është tërheqës për konsumatorët e vetëdijshëm për karbonin. Larvat e mizës ushqehen me mbetje ushqimore duke i kthyer ato në proteina.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë