Media Galeri

Pas gati dy vitesh, në Londër rikthehet… trafiku

Trafiku i orëve të para të mëngjesit preku nivelet e para-pandemisë sot, ndërsa qindra mijëra punonjës u kthyen në zyrë për herë të parë që kur filloi pandemia.

Të dhënat e trafikut nga aplikacioni TomTom tregojnë se në orën 9 të mëngjesit në Londër niveli i trafikut ishte i njëjti me atë të së njëjtës ditë por në vitin 2019.

Birmingham dhe Liverpool ishin gjithashtu afër mesatares në orën e pikut të mëngjesit në vitin 2019 por qytetet e tjera, përfshirë Leeds, Newcastle, Manchester dhe Sheffield, ishin akoma shumë nën nivelet e para-pandemisë.

Pas 18 muajsh punonjësish që punonin në shtëpi, disa nga punëdhënësit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar i kanë thënë stafit se tani do të rikthehen në punë.

Kjo ka mjaftuar që rrugët e Londrës më të fund të marrin jetë, ironikisht me banorë që janë të lumtur se më në fund ka lëvizje, trafik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë