Një çantë prej 3000 dollarësh nga marka luksoze Balenciaga është bërë virale për ngjashmërinë e saj me një “aksesor nostalgjik”: trastat plastike blu dhe kuqe që çdo familje shqiptare i gjente dikur me shumë pak lekë.
Ky version i çantës nga Balenciaga është bërë në Itali nga lëkura e vicit dhe është në dispozicion në dy madhësi.
Fill pas publikimit të Markës, njerëzit nga e gjithë bota kanë vërshuar me komente deri diku tallëse duke i kujtuar markës se çanta të tilla kanë ekzistuar para shumë kohësh për të futur në to ushqime e deri tek batanijet.
Ndërsa ka ngjashmëri të dukshme me trastat plastike të përdorura për të ruajtur ose transportuar gjithçka, në fakt është gjithashtu një stil që përdoret në të gjithë botën.

Në të gjithë botën ka emra të ndryshëm të lokalizuar për këtë trastë por ai më i veçanti është çanta “Gana must go’ kur në vitet 1980 qindra mijëra emigrantë pa dokumente, shumica prej tyre ganezë, i futën me ngut gjërat e tyre në to pasi iu dha njoftimi për t’u larguar nga Nigeria, u bë i njohur si Gana Must Go.
Dizajnerja e Balenciaga-s, Demna Gvasalia është bërë e njohur për përdorimin e saj ironik të simboleve të përditshme ose kapitaliste të shndërruara në produkte luksoze, që kushtojnë.
Ndërsa disa thonë se kjo është thjesht një mënyrë për të përfshirë çdo njeri, shumë të tjerë janë acaruar me markën duke thënë se nuk është e drejtë për klientët e tyre që të blejnë për një shumë aq të madhe, një produkt që dikur e blinin me një çmim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje