Një det portokalli në delir në Zandvort: Maks Vershtapen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Holandës. Përpara mijëra tifozëve të grumbulluar për ta mbështetur, idhulli i shtëpisë ka dalë i pari me Red Bull-in e tij në kualifikueset e garës së 13-të të sezonit, mjaft delikate për fatet e këtij kampionati.
Vershtapen, në “pole position”-in e 5-të në karrierë, synon të kapë, pse jo dhe të kalojë në klasifikim Ljuis Hemiltonin dhe nesër ka një shans të mirë. Kampioni i botës niset i dyti, pasi ishte vetëm 38 të mijëtat pas holandezit, praktikisht asgjë. Pastaj është Botas para Pierr Gaslit dhe dy makinave Ferrari.
They turned up in their thousands 🧡
— Formula 1 (@F1) September 4, 2021
And @Max33Verstappen did not let them down! 👏#DutchGP 🇳🇱 #F1 pic.twitter.com/hU8YRhJBln
Makina e Vershtapenit dukej sikur fluturonte në pistë, por Hemilton nuk ka ndërmend t’ia lirojë rrugën dhe nesër priten “xixa” që në kthesën e parë. Ishte një provë e mirë edhe për Ferrarin, me Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz në rreshtin e tretë. Për Sainz ka pasur edhe momente frike, pasi u përplas me murin, duke dëmtuar Ferrarin, ndërsa ai vetë nuk pati asnjë problem.
In the end, just 0.038s separated Max and Lewis! 😮#DutchGP 🇳🇱 #F1 pic.twitter.com/kq5MNRt06o
— Formula 1 (@F1) September 4, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




