Një shqiptar në Pieve di Soligo të Italisë ka humbur jetën pasi u infektua me variantin Delta të Covid-19. Mediat italiane shkruajnë se viktima është 39-vjeçari Nikolin N., baba i një fëmije. Shqiptari u infektua me variantin Delta të Covid-19. Ndërsa shtypi vendas shkruan se 39-vjeçari nuk ishte i vaksinuar.
Pas infektimit, Nikolin N. u karantinua sipas të gjitha protokolleve mjekësore. Shenjat e para ishin ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë shpejt brenda pak ditëve. Por pavarësisht mjekimit, Nikon N. humbi jetën për shkak të pneumonisë akute.
Dyshohet se 39-vjeçari ishte infektuar gjatë një udhëtimi në Shqipëri. Për ndarjen nga jeta të shqiptari ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Pieve di Soligo.
“Jemi shumë të trishtuar për humbjen e bashkëqytetarit tonë. Ai ishte integruar mirë në komunitet dhe ishte i dashur nga të gjithë. Fakti që vdiq në moshë kaq të re na trishton shumë”, është shprehur Stefano Soldan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.