Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 853 raste të reja me Covid-19 nga 5637 testime të kryera, e ku shkalla e pozitivitetit vazhdon të mbetet e lartë, në 15 përqind. Ndërkohë kanë nisur të shtohen edhe viktimat ditore, ku 4 qytetarë kanë humbur jetën. Nuk e kanë fituar betejën me Covid19 një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës.
Rastet e reja në secilën bashki: 231 raste në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjak, 7 raste në Shijak, Fier, Korccë, Kuccovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Policcan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Rroskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.
Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria thotë se janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë. Ndër të tjera, Ministria u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë.
Statistika (02 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 853
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 103
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,637
Testime totale 1,059,241
Raste pozitive 148,222
Raste të shëruara 134,802
Raste Aktive 10,915
Humbje jete 2,505
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4007
Shkodër 1906
Vlorë 883
Durrës 848
Fier 750
Lezhë 648
Elbasan 569
Berat 417
Gjirokastër 3276
Korçë 249
Kukës 196
Dibër 164
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.