U shua në moshën 96-vjeçare kompozitori grek dhe krijuesi i madh i muzikës, Mikis Theodorakis.
Lajmin e trishtë për ikjen e artistit, e ka bërë me dije aktorja e njohur, Kakia Igerinu, e cila me trishtim shkroi: “Dhimbje Kombëtare, Mikis udhëtoi drejt përjetësisë…”.
Gjatë rrugëtimit të tij muzikor, kompozitori grek përveçse ka krijuar melodi muzikore të të gjitha rrymave, duke lënë pas me ikjen e tij një trashëgimi që do të mbesë gjatë në histori, ka dashuruar me pathos edhe politikën.
Ai ka pasur një karrierë të gjitha në politikë, në fillimet e tij si president i Rinisë Lambraki (1963-1967), më pas si deputet i së Majtës Demokratike të Bashkuar (1964-1967), bashkëthemelues i Frontit Panhellenik Anti-diktaturës (1967), anëtar i KKE Brendshme (1970-1972), kandidat për kryetar bashkie të Athinës (1978) dhe anëtar i KKE (1981-1986).
Një nga veprimet politike të tij më të bujshme, që edhe i dha fund karrierës së tij si politikan ishte fakti që ai u bë deputet i Partisë Demokratike të Re dhe më pas ministër Shteti në qeverinë e Konstantinos Mitsotakis (1990-1993).
Megjithëse karriera e tij si politikan ishte me afat të shkurtër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për karrierën muzikore. Karriera si artist nuk mbaroi asnjëherë…
Mikis Theodorakis ka shkruar të gjitha llojet e muzikës, nga operat, muzika simfonike, muzika e dhomës, oratoris, baletit dhe korit të kishës, deri te muzika për dramën e lashtë, teatrin, kinemanë, këngën popullore të artit dhe veprat post-simfonike.
Puna e tij mund të dallohet në tre periudha kryesor: Në periudhën e parë (1937-1960) ai kompozon vepra simfonike dhe muzikë dhome sipas formave të Europës Perëndimore dhe teknikave moderne, në periudhën e dytë (1960-1980) ai përpiqet të kombinojë orkestrën simfonike me instrumente popullore dhe krijon forma të reja bazuar në zërin, ndërsa nga viti 1981 kthehet në format simfonike dhe merret me operën.
Ndërkohë, ai ka bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të skenës muzikore greke ashtu edhe të huaj, duke veçuar atë me grupin anglez të rrokut, “The Beatles”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.