Motosport

Formula 1 zbulon pas 35 vitesh pistën e Zandvort, kujdes rërën dhe kthesat e rrezikshme!

Pas garës së dështuar të Spa, ku u bënë vetëm 3 xhiro, Formula 1 kthehet menjëherë në pistë dhe kurioziteti është i madh, sepse të dielën do tëe garohet në cirkuitin holandez të Zandvort, që rikthehet në kalendar pas 35 vitesh vitesh. Pandemia pengoi zhvillimin e garës në këtë pistë edicionin 2020, kështu që ”debutimi” u shty për këtë vit.

Cirkuiti është mjaft ndryshe nga ai që priste garat e Formula 1 në vitin 1985. Në veçanti, kthesat 3 dhe 14 (që u janë dedikuar respektivisht drejtorit të mëparshëm të cirkuitit Xhon Hugenholtz, dhe pilotit holandez Ari Lujendik) kanë një “banking” prej rreth 19 gradësh.

Bëhet fjalë për kthesa të pjerrëta, më shumë se dyfishi i asaj në Indianapolis (rreth 9 gradë). Kjo do të thotë se makinat do të kalojnë në këto kthesa me një shpejtësi shumë më të lartë se në të kaluarën, duke i vënë gomat në një stres më të madh.

Pamje nga lart e cirkuitit holandez. Gazeta Si, 1 shtator 2021

Sidomos kthesa 14 kalohet me gazin në maksimum, duke gjeneruar forca më shumë se 4g, ndërsa në dy kthesa të tjera frenimet gjenerojnë forca prej rreth 5g: hyrjet në kthesat 1 dhe 11. Kthesa 7 kalohet me një shpejtësi më shumë se 260 km në orë dhe është një tjetër pikë, ku gjenerohen forca të jashtme rreth 5g. Pastaj vijnë menjëherë kthesat 8 dhe 9, që kompeltojnë një seri kthesash të njëpasnjëshme me forca të jashtme të shtuara.

Zandvoort është inauguruar në vitin 1948 dhe është një cirkuit i stilit të vjetër, me kthesa të ngushta dhe të shpejta. Një nga kthesat më të famshme është ajo e Tarzanbocht, kthesa e parë e xhiros, që sot është më afër linjës së finishit në krahasim me origjinalen. Hans Ernst Bocht ndërkohë ka një dalje më të gjerë se më parë dhe i lejon pilotët të shtojnë shpejtësinë.

Por kujdes rërën, sepse Zandvoort ndodhet afër një plazhi dunash dhe ndonjëherë era e çon rërën në pistë. Një situatë e ngjashme me atë që ndeshet në pistën e Sakhirit në Bahrein. Gara në pistën holandeze zhvillohet me 72 xhiro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë