Duke filluar nga 1 shtatori, të gjithë shqiptarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose një test PCR.
Pas hyrjes në fuqi të masave të reja shtrënguese, hyrje-daljet në vendin fqinj nuk mund të bëhen pa certifikatë vaksinimi, test PCR negativ, test seriologjik, ose test antigjeni shpejtë.
Qytetarët që nuk përmbushin njërin nga këto kushte do të vendosen në izolim për shtatë ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut.
Përjashtim nga ky vendim ka vetëm për shoferët e kamionëve të mallrave. Masa e re, ka shkaktuar radhë të gjitha në disa pika kufitare, në veçanti në Bogorodicë në kufirin me Greqinë, ku shumë shtetas kthehen nga pushimet verore.
Shtrëngimi i masave vjen pas rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut, të martën janë regjistruar 37 viktima dhe 870 të infektuar. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14.300 persona.
Në fuqi janë edhe masa tjera kufizuese, si kufizimi i orarit dhe kapacitetit të bar-restoranteve. Hyrja në restorante, qendra tregtare dhe hotele lejohet vetëm me certifikatë vaksinimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje