Kombetarja

Video/ Stërvitje në shi për kuqezinjtë në Poloni, Kumbulla mungesa e vetme

Trajneri Reja ka zhvilluar sot një seancë stërvitore me të tijtë, në kuadër të ndeshjes me Poloninë, që luhet më 2 shtator. Grupi ka qenë thuajse i plotë, pasi kanë mbërritur edhe lojtarët e impenjuar me klubet e tyre ditën e diel.

Mungesa e vetme ishte ajo e Marash Kumbullës, i cili ka mbërritur në mbrëmje vonë në Varshavë. Ishte një seancë në kushte të vështira atmosferike, pasi gjatë gjithë kohës ka rënë shi. Gjithesesi, trajneri Reja dhe stafi i tij e kanë zhvilluar programin stërvitor, që ka pasur ushtrime kryesisht taktike.

Veç grupit ka punuar sulmuesi Ernest Muçi, një nga risitë e listës së Kombëtares për tri ndeshjet e shtatorit. Asnjë nga lojtarët nuk ka pasur probleme fizike dhe trajneri Reja është i qetë në këtë drejtim. Tashmë ai ka të gatshëm edhe Bajramin, me të cilin pritet që skuadra të jetë më kreative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë