Lajme

3 të arrestuar në Berat, shpërndanin drogë në qytet

Policia e Beratit ka sekuestruar 8 doza heroinë dhe ka arrestuar 3 persona në kuadër të një operacioni të koduar “Basti”.

Shtetasit e vënë në pranga janë Nikolin Çipi (42 vjeç), Sokol Shehu (48 vjeç) dhe Eduart Mino (40 vjeç), të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve, të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza kanabis, që dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë