Shiu ka ndalur Formulën 1, duke mos lejuar sot zhvillimin e Çmimit të Madh të Belgjikës. Pas shtyrjes pa fund, u provua edhe në orën 18:17, pas Safety Car, por nuk ishin kushtet e duhura të shikueshmërisë. Në fund, pilotët kanë marrë pikë të përgjysmuara, sipas pozicionit që kishin pas dy xhirove të zhvilluara.
Në pistën e Spa kishte shumë ujë, për fat të keq. Vërtet një mëkat, sepse pseudo-gara pas Safety Car zgjati vetëm 2 xhiro para flamurit të kuq. Ajo nisi nga korsia e bokseve, në orën 18:17, 3 orë e 17 minuta pas orarit të programuar. Pra, nuk mund të quhet një garë. U bë vetëm për të pasur një rezultat dhe sipas rregullores, renditja është bërë me pikë të përgjysmuara.
A 16th career win for Max, a first podium for George, while Lewis bags his 174th!
— Formula 1 (@F1) August 29, 2021
Congrats to all three drivers! 👏#BelgianGP 🇧🇪 #F1 pic.twitter.com/MUSOqWYbko
Mbetet një imazh i shëmtuar nga ana e drejtuesve, që vendosën të bëheshin 3 xhiro pas Safety Car, edhe pse e dinin se kushtet e shikueshmërisë si ato të orës 15:00. Për publikun ishte një farsë.
Sa për kronikë mund të thuhet se fitorja i ka takuar Maks Vershtapenit, i cili ka marrë 12.5 pikë dhe ka rikuperuar 5 pikë ndaj Ljuis Hemiltonit, i treti, pas Xhorxh Rasell. Praktikisht, në pamundësi për të garuar për arsye sigurie, është vlerësuar renditja e kualifikueseve të së shtunës. Situata ka shkuar në favor të Vershtapenit, ndërsa Hemilton është parë shumë nervoz dhe disa herë ka kërkuar anulimin e garës.
Renditja e garës së Belgjikës
- Verstappen (Red Bull)
- Russell (Williams) a 1”9
- Hamilton (Mercedes) a 2”6
- Riçiardo (McLaren) a 4”4
- Vettel (Aston Martin) a 7”4
- Gasly (AlphaTauri) a 10”1
- Ocon (Alpine) a 11”5
- Leclerc (Ferrari) a 12”6
- Latifi (Williams) a 15”4
- Sainz (Ferrari) a 16”1
- Alonso (Alpine) a 20”5
- Bottas (Mercedes) a 22”4
- Giovinazzi (Alfa Romeo) a 24”1
- Norris (McLaren) a 27”1
- Tsunoda (AlphaTauri) a 28”3
- Schumacher (Haas) a 29”5
- Mazepin (Haas) a 31”9
- Stroll (Aston Martin) a 34”1
- Raikkonen (Alfa Romeo) a 36”
- Perez (Red Bull) a 38”2
Klasifikimi i pilotëve pas kësaj gare
- Hamilton 202,5 pikë
- Verstappen 199,5
- Norris 113
- Bottas 108
- Perez 104
- Sainz 83,5
- Leclerc 82
- Riçiardo 56
- Gasly 54
- Ocon 42
- Alonso 38
- Vettel 35
- Tsunoda 18
- Stroll 18
- Russell 13
- Latifi 7
- Raikkonen 2
- Giovinazzi 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




