Lojëra me Dore

Stefanos Tsitsipas dhe zakoni i keq i tualetit, kolegët e akuzojnë si hileqar

Më shumë se 8 minuta për t’u ndërruar pas setit të parë të ndeshjes ndaj Zverez në turneun e fundit. Ky është një zakon i vjetër i tenistit grek, Stefanos Tsitsipas. Në Cincinati e ka bërë në çdo ndeshje.

Koha e gjatë që Tsitsipas ka shpenzuar në tualet e ka stresuar jo pak kundërshtarin e tij Zverez, i cili e ka akuazuar grekun se është konsultuar me trajnerin e tij gjatë atyre minutave. Polemikat nuk kanë munguar. “Mua më pëlqen të fitoj ose humb, duke luajtur tenis, – tha Zverev pas ndeshjes. – Nuk marr kurrë pushim për mjekim, nëse nuk kam nevojë, dhe nuk shkoj kurrë në banjë kur nuk më duhet. Disa lojtarë përfitojnë”, – theksoi gjermani, duke iu referuar Tsitsipasit.

Momenti kur Tsitsipas shkon ne tualet, Zverev ankohet te gjyqtari dhe babai-trajner i tenistit qe shkruan ne celular. Gazeta Si, 29 gusht 2021

Akuza ndaj kolegut është shumë e qartë. “Me Tsitsipas ndodh shpesh, e bëri në “Roland Garros” para setit të pestë, në Acapulco pati të njëjtën sjellje. Është diçka e bezdisshme, por ai sërish bën të njëjtën gjë”, – ka shtuar Zverez. Edhe në Cincinnati numri 3 i botës ka marrë shpesh pauza, madje deri në 7 minuta.

Nuk është vetëm pritja që e ka nxehur Aleksandër Zverevin, por edhe dyshimet se greku, gjatë pushimit të gjatë, ka marrë këshilla nga babai-trajner Apostolos, i cili shkruante gjithë kohën në telefon nga vendi ku ishte ulur. “Merr me vete të gjitha gjërat e tij, ndërsa babai i tij, shiko, është aty duke shkruar në celular, – i është ankuar Zverev gjyqtarit. – E ka bërë në Paris dhe vazhdon ta bëjë”.

Aleksander Zverev e ka akuzuar hapur grekun Stefanos Tsitsipas. Gazeta Si, 29 gusht 2021

Tsitsipas ka reaguar me qetësi dhe diplomaci pas këtyre akuzave: “Shkova të ndërrohesha, sepse isha qull në djersë. Nuk mund t’i hiqja pantallonat para të gjithëve. Nuk heq dorë, sepse kur ndërrohem nga njëri set te tjetrin, ndihem më mirë”.

Tsitsipas tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe pas setit të dytë, por gjyqtari nuk e lejoi, pasi rregullorja parashikon vetëm një “toilet break” në një ndeshje me 3 sete dhe dy për ndeshjet me 5 sete. Greku nuk e priti mirë vendimin e gjyqtarit dhe e akuzoi atë: “Tani e kuptoj pse shumë lojtarë nuk e vlerësojnë këtë gjyqtar. Doja të ndërrohesha dhe ai nuk më lejoi. Isha aq I djersitur, sa nuk mbaja dot raketën. Duhet të lexoj rregulloren, sepse nuk mendoj se është gjyqtari ai që vendos, nëse duhet të shkoj në tualet apo jo”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë