Media Galeri

Gëzimi i një fëmije kur ikën nga Kabuli

Një vajzë ecën duke kërcyer pasi ka mbërritur në aeroportin ushtarak të Melsbroek në Belgjikë nga një fluturim direkt i nisur nga Kabuli. Është ky imazhi i ditës që tregon lumturinë e familjeve që arrijnë të arratisen nga ferri i Kabulit dhe sigurojnë një jetë më të sigurt dhe më të mirë në perëndim. Fotoja është bërë menjëherë virale në internet. “Kjo është ajo që ndodh kur mbron refugjatët”, tha ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt, ndërsa postoi foton në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë