Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid 19 krahasuar me një ditë më parë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të premte 921 raste të reja, nga 6184 testime të kryera. Ndërsa dje u regjistruan 888 raste.
Fatkeqësisht një qytetar 64 vjeç nga Kruja ka humbur jetën si pasojë e virusit. Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 921
Të shëruar në 24 orë 290
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 6184
Testime totale 1,026,069
Raste pozitive 143,174
Raste të shëruara 132,376
Raste Aktive 8311
Humbje jete 2,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3103
Shkodër 1415
Vlorë 778
Fier 677
Durrës 582
Lezhë 428
Elbasan 379
Berat 289
Gjirokastër 253
Korçë 160
Kukës 130
Dibër 117
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.