Media Galeri

Fëmijë, gra e të moshuar mes afganëve të mbërritur në Rinas

Pas një udhëtimi disa orësh nga Tbilisi i Gjeorgjisë, 121 shtetasit afganë mbërritën pak pas orës 3 të mëngjesit në Shqipëri. Mes tyre kishte fëmijë, gra dhe të moshuar, ku lodhja dhe dëshpërimi lexohej qartë në fytyrat e tyre.

Ndalesa e tyre e parë ishin tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroportit ushtarak, ku u është ofruar dhe asistenca e parë mjekësore dhe më pas janë nisur drejt Durrësit për tu akomoduar në struktura hoteliere. Ata janë pritur nga kryeministri Rama, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë