Media Galeri

Pupëza, shpendi i veçantë me kurorë

Pupëza është një lloj shpendi i cili jeton kryesisht në Afro-Aziatik, i njohur për “kurorën” e tij karakteristike të puplave. Janë të njohura tri lloje të gjalla dhe një specie e zhdukur, megjithëse për shumë vite të gjitha llojet janë grumbulluar si një specie e vetme – Upupa epops

Janë shpendët këmbë-shkurtra, me gjatësi prej 29 cm, ndërsa jetën e kalojnë herë në pemë, herë në tokë. Puplat i kanë me ngjyrë kaf të çelët, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe të zeza.

Në përgjithësi i shohim të vetme, ndërsa ushqehen duke shëtitur nëpër barë dhe tokë të zhveshur, duke kërkuar krimba me sqepin e tyre të hollë.

*Fotografi të marra nga Albania Nature


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë