Katërmbëdhjetë humbje jete vetëm të mërkurën. Në tre ditë Kosova ka shënuar 44 vdekje si pasojë e COVID19. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova është vend i vogël për të pasur një shifër të tillë.
“Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tri ditë. Jemi vend i vogël për t’i përballuar si hiçgjë 44 tragjedi familjare nëpër Kosovë. Katër të rinj e të reja, në të njëzetat, janë shuar në tri ditë nga varianti i ri. Nga një ditë zie e kemi çdo ditë”, tha Abdixhiku,
Sipas tij, qeveria po sillet sikur asgjë nuk është duke ndodhur.
“Këtë gjendje shqetësuese s’mund ta normalizojmë. S’është normale. As ta politizojmë, sepse në beteja si këto, as që dua të marr ndonjë votë. Por s’mund të sillemi sikurse nuk po ndodh asgjë. S’mund t’i kapërcejmë gjithë këto vdekje tragjike vetëm si numra qa na shpërfaqen në orën tre e gjysmë. Qeveria vazhdon të sillet sikur asgjë nuk po ndodh; sikur asgjë s’kanë në dorë. 17 të vdekur pardje, 13 dje, 14 sot”, tha kreu i LDK
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.