Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu tha se jemi ende në mes të pandemisë dhe se në vjeshtë me shumë gjasë pritet një valë e re infeksionesh.
Mesazhet e ministres u përcollën përmes një video dhe se pse nuk u bë shumë e qartë pse kjo dalje pa prani gazetarësh; por ajo ka preferuar një përballje me publikun pa ndërhyrje. Shkaku janë shifrat e larta të infeksionit. “Ka një rritje me rreth 5 herë të rasteve të infektimeve krahasuar me dy javë më parë, kjo për shkak të pranisë së variantit Delta, ndërsa shkalla e trasmetueshmërisë mbetet e lartë”, tha ajo.
Në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 84 pacientë; disa prej tyre po trajtohen në terapi intensive.
“E përbashkëta e shumicës së pacientëve që po vuajnë dhe format më të rënda të sëmundjes, është se nuk janë të vaksinuar. Mjekët që shërbejnë në Spitalin Infektiv raportojnë se përgjatë kësaj periudhe ka pasur edhe disa raste të të shtruarve të cilët kanë qenë të vaksinuar, por shprehen optimistë për gjendjen shëndetësore të pjesës dërrmuese të pacientëve që janë vaksinuar dhe e kanë përgatitur organizmin, për përballen me virusin”, tha ministrja.
Për të pasur një “betejë” më të lehtë pas verës, zonja Manastirliu këmbëngul se duhet të rritet vaksimimi, pasi sipas saj, ka ende njerëz që e refuzojnë për disa rrethana.
Ajo ka lajmëruar se shtatori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv, duke apeluar qytetarët ta shfrytëzojnë sa më parë këtë mundësi. “Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor që po afron, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës sonë të përditshme”, ka apeluar Manastirliu.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina anti-Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,386,713 doza të vaksinës ndaj këtij virusi. Prej këtyre 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.