Media Galeri

Dil dhe shkëlqe! Në Antarktikë Dielli lind pas 4 muajsh errësirë

Pas katër muajsh errësirë, më në fund erdhi koha që Dielli të ngrihet dhe të shkëlqejë për ekuipazhin në Stacionin Kërkimor Concordia në Antarktikë. Dielli më i mirëseardhur më në fund u shfaq në 11 gusht, Nick Smith i ESA-s kapi momentin në këtë foto.

Për nëntë muaj, Nick dhe shokët e tij të ekuipazhit kanë jetuar dhe punuar në një nga mjediset më të izoluara të kufizuara dhe ekstreme në Tokë, pa asnjë mënyrë për të dalë e jetuar jashtë Stacionit gjatë periudhës së dimrit.

Nick po mbikëqyr eksperimentet në fiziologjinë dhe biologjinë njerëzore, fizikën atmosferike, meteorologjinë dhe astronominë. Së bashku me pjesën tjetër të ekuipazhit, ai gjithashtu po mban bazën, që është njëra nga tre të tilla që kanë staf përgjatë të gjithë vitit në Antarktidë.

Katër muaj errësirë e plotë është sfidë e madhe, por që ndihmon studiuesit që të kuptojnë reagimin e njeriut si nga pikëpamja fiziologjike, ashtu edhe nga ajo psikologjike. Ekuipazhi synon që të përgatisë sa më mirë njerëzimin për udhëtime të gjata në hapësirë, ku errësira mund të jetë edhe mbi 4 muaj.

Stresi i shkaktuar nga mungesa e dritës së diellit, çrregullimet e gjumit dhe lodhja mund të ndikojnë në grup nga ana psikologjike. Ekuipazhi është veçanërisht i inkurajuar të ndërmarrë aktivitete në grup dhe të bëhet krijues për të luftuar izolimin e dimrit dhe jo vetëm me ekuipazhin e tyre të stacionit.

Bazat në të gjithë Antarktidën marrin pjesë në Festivalin vjetor të Filmit Antarktik. Ekipet nga secila bazë paraqesin një hyrje për kategori të ndryshme dhe krijimtaria dhe bashkëpunimi i kërkuar për të dalë me një ide dhe skenar.

Ekuipazhi i dimrit tani do të fillojë përgatitjet për verën dhe kthimin e shkencëtarëve që mbërrijnë gjatë muajve të ngrohtë duke filluar nga nëntori.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë