Në një video që bëri xhiron e botës falë shpërndarjeve në mediat sociale, shikohej një marins i Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Kabulit që kapi në mes të turmës një të sapolindur dhe e mori për ta shpëtuar përtej gardhit me tela gjembash. Imazhe që kanë ngjallur refleksione të shumta mbi dëshpërimin e një gjesti të tillë, një prind që preferon të ndahet nga fëmija, duke e kaluar në mes të turmës me shpresën për t’i dhuruar një të ardhme më të mirë. Për atë fëmijë nuk u mësua më gjë derisa majori Jim Stenger, zëdhënës i trupave Marinsa, konfirmoi që ushtari që kapi fëmijën është anëtar i njësisë së 24 të trupave amerikane dhe se i sapolinduri është mirë. Është “kuruar nga mjekët profesionistë” dhe menjëherë pas kurave është bashkuar me të atin. Të dy ndodhen të sigurt në aeroport ku ndodhen ushtarët amerikanë. Por nuk është i vetmi fëmijë që ushtarët amerikanë kanë shpëtuar këto ditë. Janë me dhjetëra fotot dhe filmimet që tregojnë nëna, baballarë, vëllezër më të mëdhenj që lëshojnë fëmijët drejt ushtarëve në tentativën e dëshpëruar për t’i hipur në avion që të dalin nga vendi. Në këtë foto të shpërndarë nga llogaria zyrtare e Marinsave, një ushtar përkëdhel me dashuri një fëmijë brenda aeroportit të Kabulit. (📸 U.S. Marine Corps)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje