Mega-koncerti i organizuar në Central Park, u ndërpre për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit mbi Nju Jork, i lidhur me ardhjen e uraganit “Henri” në bregdetin verilindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në ngjarje, iu kërkua të largoheshin menjëherë nga parku, duke arritur daljen më të afërt.
Pak para fillimit të “We Love NYC: The Homecoming Concert”, kryebashkiaku Bill de Blasio kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë ai dha leje për këtë ngjarje.
Stuhia tropikale “Henri” u forcua gjatë së shtunës, duke u shndërruar në një uragan të Kategorisë 1. Por nuk është vetëm uragani që i frikëson Shtetet e Bashkuara. Në shtetin e Tenesit, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë dhe erërat kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë shkaktuar të paktën dhjetë vdekje dhe 40 të humbur.
Zona më e goditur në më pak se njëqind kilometra, është në perëndim të Nashville. Autoritetet kanë nisur një operacion masiv për t’I ardhur në ndihmë populates.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje