Në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, Soweto, një klub kanoe po tejkalon bestytnitë vendase për të qenë mbi ujë dhe po ju jep të rinjve aftësi për të notuar, gjë që nuk e kanë pasur deri tani. Në fakt të rinjtë nuk futeshin kurrë në ujë sepse ka një besim që thotë se në liqene dhe lumenj ka shpirtra.
“Ka akoma njerëz që besojnë se fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të futen në ujë sepse ekziston një gjarpër (i mbinatyrshëm) që jeton aty kështu që fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të futen në ujë”, tregon Nkosi Mzolo, trajneri i klubit “The Soweto Canoe and Recreation Club”, themeluar në vitin 2003, ky klub synonte ta ndryshonte atë besim dhe tani ka 72 anëtarë, nga 7 në 22 vjeç.
“Uji më ndihmon të përqendrohem dhe të jem vetëm me mendimet e mia. Kur përballem me sfida në jetë, vij këtu, marr varkën time dhe futem në ujë”, tha Benjamin Mntonintshi, 20 vjeç.
Soweto, si Afrika e Jugut në tërësi, vuan nga papunësia e madhe e të rinjve. Pothuajse gjysma e të rinjve të moshës 15 deri në 34 vjeç janë të papunë, sipas shifrave të fundit të zyrës së statistikave të publikuara në qershor.
Për Mntonintshi, i cili i kapërceu frikërat që i kishte që në fëmijëri, të qenit në ujë është një hap i madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje