Pa mbaruar ende sezoni turistik, Maqedonia e Veriut ka vendosur kufizime të ashpra në kufi për të gjithë qytetarët e huaj që duan të hyjnë në vend, si pasojë e rritjes së shpejtë të rasteve me Covid-19.
Qeveria e Zoran Zaev vendosi që nga 1 shtatori të gjithë qytetarët e vendit dhe shtetasit e huaj do të mund të hynë në Maqedoninë e Veriut me certifikatë vaksinimi, tampon ose test seriologjik.
“Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë test, PCR ose vërtetim që janë vaksinuar do të caktohet një karantinë prej shtatë ditësh në izolim shtëpiak me vendim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Shtetasit e huaj të cilët kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut do të kenë një afat prej 5 orësh për të qëndruar në vend dhe do t’u jepet një deklaratë e nënshkruar në hyrje të vendit të cilën duhet ta dorëzojnë gjatë daljes nga vendi.
Vendimi vjen pasi të martën u regjistruan 999 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktimave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje