Shendet

Delta po rrit infektimet, Alimehmeti: Lajm i mirë që ka pak shtrime dhe vdekje, por ku duhet të fokusohemi

Shqipëria po përballet me një rritje të menjëhershme të rasteve të reja me koronavirus, me shifra që tregojnë impaktin e variantit Delta. Numri i rasteve është rritur në çdo qytet dhe sipas të dhënave vijon të kryesojë Tirana me 1067 raste aktive.
Që prej datës 10 gusht të këtij viti u pa një rritje e shpejtë e infektimeve. Shifrat treguan një rritje të menjëhershme të rasteve të reja kur shkuan rreth 410 infektime në ditë. Këtë panoramë e kishim vitin e kaluar në vend, por fund të muajit shtator 2020 dhe jo në gusht. Të gjithë ekspertët e shëndetit publik vijojnë të apelojnë për vaksinim në mënyrë që të rritet mbulesa vaksinale. Sipas epidemiologëve vendas dhe të huaj, pritej që vjeshta do të na sillte një numër të lartë rastesh, por duket situata po përkeqësohet që në pjesën e parë të gushtit.

Ilir Alimehmeti

Nën tablonë e shifrave mjeku epidemiolog Ilir Alimehemeti tha për Gazetasi.al se ka një sërë faktorësh që bëjnë ndryshimin e periudhave duke nisur nga përqindja e njerëzve të vaksinuar apo edhe që e kishin kaluar infeksionin.
Sipas Alimehmetit, është i rëndësishëm dhe fakti se tashmë qarkullon një variant i ri i cili është më i transmetueshëm.
Duke bërë një krahasim mes periudhave, gusht 2020 dhe gusht 2021, Alimehmeti shpjegon se situata është më e shtruar këtë vit, pavarësisht rritjes së rasteve, format e rënda dhe hospitalizimet janë në shifra të ulëta fatmirësisht.

“Duhet të shohim rastet e rënda, hospitalizimet dhe vdekjet. Vjet kemi pasur 60 raste të reja, por kishim 100 të shtruar në spitale, gjë që është tregues i rëndësishëm për ecurinë e sëmundjes” shton Alimehmeti.
Sipas ekspertit, në këtë periudhë format e rënda nuk janë të shumta pasi edhe rastet që janë konfirmuar pozitivë janë të rinj që e kalojnë shumë lehtë sëmundjen, të pa vaksinuar ose persona që janë gjetur rastësisht pozitiv (ata që janë testuar për të ikur jashtë). Alimehmeti shton se dhe varianti Delta vjen edhe në forma të lehta ku qytetarët shpesh herë nuk kërkojnë as ndihmë mjekësore. Në këtë mënyrë duhet që politikat e masave dhe strategjisë mbrojtëse të drejtohen nga rastet e rënda. Këto janë shifrat të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të gjithë ekspertët e shëndetit publik vijojnë të apelojnë për vaksinim në mënyrë që të rritet mbulesa vaksinale për në vjeshtë.
Ndërkaq në një intervistë për Gazetasi.al mjeku shqiptar në Londër Laidon Shapo tha se tani që po rriten rastet duhen marrë disa masa si:
-rritje të numri te testimeve sidomos në grup moshat e reja.
-të vazhdohet me ritme të shpejta vaksinimi me dy doza tek grup moshat e prekura (18 -29) dhe grupe risku.
-të shihet mundësia e një doze të tretë kujtesë (booster) në shtator sidomos për të vaksinuarit në Shkurt-Mars.
-të vijohet me mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe tu kërkohet pasaporta vaksinore dhe një test PCR negativ i ditëve të fundit para hyrjes në Shqipëri gjithë turisteve që vijnë atje për pushime.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë