Lajme

Thaçi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ndal këtë të mërkurë për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, kreu i shtetit të Kosovës tha se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur mes tyre.

“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Thaçi, i cili njëherësh përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar mbështetje që çon në zgjidhje.

“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të përforcojë, paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Vizita e tij Thaçit në Maqedoni vjen pasi priti në Prishtinë krerët e Luginës së Preshevës. Thaçi ka biseduar ditët e fundit rreth të njëjtave tema edhe me presidentin Ilir Meta, si dhe homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë