Largimi i mijëra afganëve për shkak të luftës me talebanët ka sjellë forcimin e masave në kufij në shumë shtetet të Evropës, të cilat i tremben një tjetër vale te vërshimi të refugjatëve.
Ballkani dhe Shqipëria cilësohen ndër rrugët kryesore që refugjatët përdorin për të kaluar në shtetet perëndimore.
Agjencia Kufitare e BE Frontex është duke testuar pajisje të reja të mbikëqyrjes të teknologjisë së lartë për të zbuluar anijet e emigrantëve, sikundër edhe ardhjet afganëve.
Një sistem tullumbace i pajisur me kamera është duke u testuar në aeroportin Alexandroupolis pranë kufirit tokësor greko-turk në verilindje të Greqisë, dhe në ishullin Limnos, me qëllim që t’u japë zyrtarëve të kufirit një pamje më të qartë të refugjatëve që afrohen.
“Ne jemi duke vëzhguar dhe ndjekur zhvillimet veçanërisht në Afganistan dhe Tunizi të cilat mund të kenë një efekt në flukset migratore drejt Bashkimit Evropian,” tha zëdhënësi i Frontec Piotr Switalski.
Përzierja e integruar e kamerave, sensorëve të termovizionit dhe komunikimet satelitore u jep zyrtarëve një pamje në kohë reale të një rrethi që mbulon 40,000 km katrorë.
Më shumë se 400 zyrtarë të Frontex me disa dhjetëra automjete dhe teknologji, janë vendosur në Greqi, e cila ka qenë në vijën e parë të krizës së emigrantëve.
Ministri grek i Migracionit Notis Mitarachi tha këtë javë se BE nuk mund të përballojë një krizë tjetër të madhe migracioni.
Pas një ngadalësimi vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Frontex bën me dije se mbërritjet ilegale të emigrantëve në BE përmes Ballkanit Perëndimor janë dyfishuar.
Nga janari deri në korrik 22,600 emigrantë te paligjshëm kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor kryesisht te ardhur nga Afganistani, Siria dhe Iraku që kaluan përmes Greqisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




