Gjatë orëve të fundit zjarri në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës ka zgjeruar pak perimetrin. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes ku thuhet se problematike mbetet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë- Arrëzit, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave.
Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, të Dibrës. Ndër të tjera në njoftimin zyrar të Mbrojtjes, thuhet se në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.
” Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.
Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos). Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë,” thuhet më tej në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.