Sipas buletinit të përditësuar nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore në katër qarqe të vendit ka ende rrezik të lartë për zjarre. Të shtunën dhe të dielen thuhet në buletin e botuar nga IGJEUM qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kuksi, Dibra dhe Vlora .
Më konkretisht në Kukës është në rrezik pjesa veriore, në Vlorë pjesa veriperendimore dhe në Shkodër pjesa jugperendimore.
Qendra e parashikimeve vlerëson se në këto zona rreziku i lartë do mbetet gjatë gjithë ditës së shtunë.
Fatkeqësisht sot moti do të jetë sërisht me temperatuara të larta , më shumë se të premten dhe nuk do të ketë rreshje shiu për asnjë qarkë
Nesër (e diel dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 23 / 33 °C
Në vendet e ulëta: 21 / 36 °C
Në vendet malore: 16 / 30°C
Era sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Tabelat e përditësuara mund t’i lexoni në linkun më poshtë:
https://www.geo.edu.al/…/1628928438-RREZIQET_NATYRORE…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.