Sociale

4 qarqe në rrezik të lartë për zjarre

Sipas buletinit të përditësuar nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore në katër qarqe të vendit ka ende rrezik të lartë për zjarre. Të shtunën dhe të dielen thuhet në buletin e botuar nga IGJEUM qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kuksi, Dibra dhe Vlora .

Më konkretisht  në Kukës është në rrezik pjesa veriore, në Vlorë pjesa veriperendimore dhe në Shkodër pjesa jugperendimore.

Qendra e parashikimeve vlerëson se  në këto zona rreziku i lartë  do mbetet gjatë gjithë ditës së shtunë.

Fatkeqësisht sot moti do të jetë sërisht me temperatuara të larta , më shumë se të premten dhe nuk do të ketë rreshje shiu për asnjë qarkë

Nesër (e diel dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 23 / 33 °C

Në vendet e ulëta: 21 / 36 °C

Në vendet malore: 16 / 30°C

Era sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Tabelat e  përditësuara mund t’i lexoni në linkun më poshtë:

https://www.geo.edu.al/.../1628928438-RREZIQET_NATYRORE...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë