Histori

Vështrimi revolucionar i Margaret Watkins

Fotografja kanadeze Margaret Watkins hodhi poshtë rolet tradicionale gjinore për t’u bërë një fotografe në periudhën moderne.
Ajo jetoi një jetë rebelimi, duke refuzuar traditën dhe duke u bërë fotografia e parë grua në ato kohë. Ajo nuk u martua kurrë,  ishte një grua e suksesshme në karrierë në një kohë kur gratë qëndronin në shtëpi. Watkins përpiqej të shfaqte feminizmin nëpërmjet artit të saj.
Puna e Margaret Watkins përfshihet në një dialog të pandërprerë midis artit dhe jetës shtëpiake, duke pasur si temë fotografie çdo gjë moderne. Kjo ekspozitë retrospektive tregon 150 fotografi të Watkins që datojnë nga viti 1914 deri në 1939. Ato përfshijnë portrete dhe peizazhe, natyra moderne, skena rruge, reklama dhe dizajne komerciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë