Sistemi i Shpejtë Alerti për Ushqim (RASFF) në Europë, urdhëroi heqjen nga pikat tregtare europiane akulloret e kompanive Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, Nestlé dhe Pilpa pasi u gjet që në përbërjen e tyre ndodhej Oksid etileni, gaz kancerogjen.
Shtetet si Belgjika, Franca, Serbia dhe Qipro morën masa të tilla dhe i hoqën produktet nga tregu.
Në të njëjtën kohë, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në Shqipëri (AKU) mori njoftimin për të bërë të njëjtën gjë që në vendin tonë.
AKU-ja tha për gazetën “SI” se tërheqja e produkteve me rrezik është bërë tashmë pasi inspektorët kanë dalë në terren në rang kombëtar.
Por AKU nuk ka bërë publik asnjë njoftim për konsumatorët për rrezikun prezent dhe për më tepër nuk ka bërë publik asnjë emër të firmave që kanë përbërje kancerogjene dhe që në rast se nuk janë asgjësuar, të mund të shmangen.
Oksidi i etilenit i gjendur në akulloret, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.
Sipas AKU-së, importet për këtë produkt të pa emëruar janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 dhe bëhet fjalë për 35.984.53 kg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.