Shendet

FDA: Doza e tretë është e nevojshme vetëm për ata me probleme shëndetësore

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave(FDA) ka autorizuar dozën e tretë të vaksinave për persona me sistem imuntar të dobët ose që kanë problem shëndetësore.
“Pas një rishikimi të plotë të të dhënave të disponueshme, FDA përcaktoi se ky grup njerëzish duhet të marrë një dozë të tretë,” tha në një deklaratë komisioneria në detyrë i FDA, Janet Woodcock.
Ajo tha se njerëzit e tjerë që janë plotësisht të vaksinuar janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë për një dozë shtesë në këtë kohë. Agjencia po shqyrton nëse një dozë shtesë mund të jetë e nevojshme në të ardhmen.
Vendimi për zgjerimin e autorizimit të vaksinave mRNA vjen pas provave se vaksinat janë më pak efektive në mbrojtjen e njerëzve me sistem imunitar të dobët nga Covid-19 sesa popullata e përgjithshme.
Njerëzit me imunitet të kompromentuar të cilët nuk kishin një përgjigje antitrupash pas dy dozave të vaksinave të mRNA kishin përgjigje pas një doze të tretë, treguan studimet, duke mbështetur vendimin për të rekomanduar një dozë të tretë.
“Ky veprim ka të bëjë me sigurimin e njerëzve të dobët, të cilët mund të kenë nevojë për një dozë shtesë për të rritur përgjigjet e tyre biologjike ndaj vaksinave e të mbrohen më mirë kundër Covid-19,” tha Rochelle Walensky, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.
Evolucioni i virusit kërcënon të minojë përpjekjet për të kaluar pandeminë, jo shumë kohë pasi u shfaq se vaksinimet ishin çelësi për të hedhur poshtë shumë nga masat më të rënda të shëndetit publik. Autoritetet shëndetësore fajësojnë variantin Delta, në veçanti, për rastet në rritje, veçanërisht në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar. Hulumtimet tregojnë që njerëzit me imunitet të kompromentuar kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë nga Covid-19, kanë më shumë gjasa ta transmetojnë atë në kontaktet shtëpiake dhe më shumë të ngjarë të kenë infeksione të mëdha. Sistemi i tyre imunitar i dobët gjithashtu i bën njerëzit më pak të përgjegjshëm ndaj vaksinave, të cilat kërkojnë stimulim të sistemit imunitar për të siguruar mbrojtje.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë