Media Galeri

“Bota po digjet” foto spektakolare e NASA-s për zjarret, kuq edhe Shqipëria

Nga Greqia, Turqia dhe Italia në Kaliforni, nga Australia në Siberi, dhe Afrikë. Bota po digjet.

Kjo mund të shihet qartë nga imazhi i Informacionit të Zjarrit të NASA -s për Sistemin e Menaxhimit të Burimeve.

Në hartë, pikat e kuqe të zbuluara me instrumentin “Modis” në bordin e satelitit Terra të NASA -s, tregojnë vendet ku ka temperatura të larta dhe zjarret që janë në progres.

Nga kjo hartë vërehet se një pjesë e madhe e Amerikës Veriore dhe Jugore, dhe zona qendrore-jugore e Afrikës, në veçanti Zambia, Angoa, Madagaskari, janë prekur.

Gadishulli Arabik, bregdeti Mesdhe, Evropa verilindore po digjen gjithashtu, ndërsa në Azi po digjen brigjet e Indisë, Siberisë, si dhe Kinës, Malajzisë dhe Indonezisë.

Sa i përket Afrikës, megjithëse nuk është e mundur të përcaktohet nga sateliti se si filloi zjarri, shkruan NASA, shpërndarja, vendndodhja dhe koha e vitit sugjerojnë që zjarret ishin të qëllimshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë