Bota

Alarmi i Faucit: Varianti tjetër i Covid 19 mund të jetë më i rëndë se Delta

Mutacioni i ardhshëm i koronavirusit mund të jetë edhe më i keq dhe më ngjitës se varianti Delta. Ky është alarmi i ri i bërë nga Anthony Fauci. Prandaj, sipas  virologut të njohur amerikan, është me rëndësi të parandalohet, veçanërisht përmes vaksinimit, përhapja e rasteve, që në Amerikë kanë filluar të jenë të paktën 100 mijë në ditë.

Fauci përsëriti sesi rritja e fundit e infeksioneve ka prekur kryesisht njerëzit e pavaksinuar. “Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë”, – shtoi ai.

“Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më serioz, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, – tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve “McClatchy”, duke shtuar se “njerëzit që nuk e bëjnë,  janë të vaksinuar dhe ata gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk është kështu. Kjo është edhe për të gjithë të tjerët”.

Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëz të pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve, duke sugjeruar se ky mund të mos jetë rasti nëse shfaqen edhe lloje më serioze kur shifra të arrijë deri në 100 mijë raste në ditë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë një mesatare javore të infeksioneve të reja prej 94,000 rastesh në ditë, me 48% më shumë se një javë më parë, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë