Një studim i Zelandës së Re pohon se burrat dhe gratë bëhen më të kënaqur me trupin e tyre me kalimin e kohës, duke anashkaluar pritjet e kulturës sonë të fiksuar pas të rinjve.
Studimi i cili përfshiu më shumë se 15.000 burra dhe gra të moshës midis 18 dhe 94 vjeç në Zelandën e Re, gjatë gjashtë viteve, botuar në Body Image, një revistë ndërkombëtare tregoi se kënaqësia trupore rritet me kalimin e moshës.
“Për meshkujt, imazhi i trupit është relativisht i qëndrueshëm ndërsa për gratë ka luhatje dhe rritet cdo herë e më shumë, kjo ndodh sepse në moshën 60 vjecare njerëzit e dinë se ka gjëra shumë më të rëndësishme se trupi dhe pamja”, tha nj nga studiuesit.
Autori Daniel Levitin thotë në librin e tij “Mendja që ndryshon: Udhëzuesi i një neuroshkencëtari për plakjen e mirë”, i cili nxjerr në pah hulumtimet e kryera nga David Blanchfloëer dhe Andreë Osëald, se njerëzit arrijnë kulmin e lumturisë në moshën 82 -vjeçare.
Kanë gjëra më të rëndësishme dhe janë të lumtur me trupin që kanë edhe pse me të njëjtin trup, më parë mund të mos kenë qenë aq të lumtur. Kjo ndodh sepse kanë arritur pjekurinë e duhur.\The Guardian\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.