AMA ka shtyrë fikjen e transmetimeve analoge për 4 muaj.
Vendimi i AMA-s për rikthimin e teknologjisë analoge ka ardhur pas një sërë ankesash nga qindra qytetarë që janë gjendur të papërgatitur për këtë ndryshim.
AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.
AMA iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me dekodera deri më 15 janar. Ndërkohë do të vijojnë transmetimet dixhitale për ata që kanë blerë aparatin,
Nga dje transmetimet analoge kaluan në ato dixhitale në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tirana e Durrësi.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Twitter”ka përshëndetur vendimin e AMA-s për të shtyrë me katër muaj procesin e dixhitalizimit për Tiranën dhe Durrësin, pas problemeve që hasën qytetarët me dekoderat. Rama shprehet se zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.
“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”, është shprehur Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.