4 gusht 1944 familja Frank u arrestua nga Policia Gjermane në “Aneksin Sekret” ku ishin fshehur në qytetin e Amsterdamit, pasi Gestapo njoftoi për origjinën e tyre hebreje. Familja u dërgua në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen pas 761 ditësh të fshehur.
Ana Frank ishte vajza e vogël e Oto dhe Edit Frank, motra e Margot dhe poseduesja e “Kitit”, ditarit që e bëri të famshëm në të gjithë botën.
Ana mori ditarin dhuratë dy muaj para se familja të niste të fshihej nga forcat sekrete gjermane dhe nisi të shkruante aty çdo gjë që i ndodhte saj dhe familjes së saj. Ndjesitë dhe emocionet që nuk ia thoshte dot askujt tjetër.
Pas largimit për në kampin e përqëndrimit, mikesha e familjes Frank e gjeti ditarin dhe e ruajti me shpresën se Ana do të kthehej pas luftës ta merrte, por Ana nuk u kthye kurrë.
Ajo vdiq nga një sëmundje pak ditë para se kampi të lirohej në fillim të marsit 1945 dhe disa ditë pas Margos, motrës së madhe. Të ëmën e Anës e kishin vrarë më herët në Auschwitz.
Oto, i ati ishte i vetmi që mbijetoi nga familja, i cili më vonë botoi edhe ditarin e Anës nën titullin “Ditari i Anës”. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin “shtëpia e Ana Frankut”, vizituar në emër të paqes në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.