Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi njofton se portali “e-Albania” do të rihapet mes datave 15-30 gusht për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta.
Ministrja Kushi shprehet se janë marrë në konsideratë edhe shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara.
Më tej Ministrja shkruan se po punohet me strukturat dhe AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave.
“Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara. Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi,” ka shkruar më tej Kushi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



