Bota

Gjermania ndryshon rregullat e udhëtimit për shqiptarët, kushtet e reja nga 1 gushti

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid, si pasojë e variantit Delta, Gjermania ka ndryshuar rregullat e hyrjes në vendin e saj.

Ambasada gjermane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.

Kështu, nga data 1 gusht të gjithë udhëtarët, për të hyrë në Gjermani, tani do të kenë nevojë për një test që tregon se pasagjeri nuk është i prekur me koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid-19.

Gjermania deri tani njeh katër vaksina, Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, ndaj çdo qytetar duhet të sigurohet që të jetë i vaksinuar me një prej tyre që të lejohen të udhëtohet drejt këtij vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë