“Nga vagabondët me cigare,
ti mos tremb e dashur kot,
imazhin tënd as dinozaurët,
shekuj më parë se shtypën dot”, janë vargjet e Kadaresë që janë shkruar në vijat e bardha të një prej rrugëve në qytetin e Durrësit.
Këto vargje të Kadaresë dhe por edhe tjera vargje Koliqit do t’i ndeshni në disa nga rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit, që përmes tyre dhe vizatimeve fton publikisht për ta kthyer vëmendjen te e bukura dhe leximi.
Durrësi i bashkohet kështu shumë qyteteve të botës që zgjedhin dizajnin urban në vijat e bardha për të komunikuar nëpërmjet imazhit.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako thotë se kjo nismë ka si qëllim t’u japë mesazhe sidomos të rinjve, për t’u sjellë në vëmendje librin.
“Disa vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe të shkruara në vijat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit janë jo vetëm imazh estetik arti, por dhe një mënyrë e re komunikimi që jep një mesazh të caktuar sidomos për të rinjtë. Ky dizajn urban që kemi realizuar dhe që është një risi, i sjell në kujtesë njerëzve librin, e po kështu ky art urban është një mjet që miqëson më shumë qytetarët dhe pushuesit e shumtë me qytetin”, shkruan kryebashkiakja Sako në “Facebook”.
Përmes dizajnit urban, qytetet, veçanërisht ato turistike adresojnë nevojat e komuniteteve dhe mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dhe përdorin mjedisin ku jetojnë, ndërsa për vizitorët ato kthehen në elementë që shprehin shpirtin e banorëve të qytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje