Tierry Gaugain, stilist francez, njëkohësisht edhe dizajnuesi i jahteve i Steve Jobs ka krijuar trenin e parë privat luksoz në botë që mund të kushtojë më shumë se 300 milion dollarë.
Gaugain është një stilist i cili ka punuar në fusha të shumta, duke projektuar mobilje, syze, motoçikleta dhe aeroplanë privatë.
Por tani, për herë të parë, Gaugain ka vendosur të krijojë një model treni luksoz privat, pjesërisht sepse “të gjithë i donin trenat në fëmijërinë e tyre. Është një ëndërr e vjetër që po realizohet”, thotë ai.
Ai thotë se në fillim kur e nisi gjithçka që mendonte ishte shprehja “bëhet fjalë për udhëtimin, jo destinacionin”.
Ashtu si metodat e tjera të transportit që Gaugain ka projektuar, Treni G u krijua për të qenë një vend për të jetuar. Kjo u bë duke integruar teknologjinë, artin dhe dritën: “ky tren është menduar të jetë një skenë që ndryshon gjatë gjithë kohës me mjete mekanike ose dixhitale”, tha ai.
“Qëllimi ynë për këtë G Train është të krijojmë një pallat në shina”.
Treni G mund të ecë me pothuajse 99 milje në orë dhe mund të funksionojë në hekurudha në vende si Amerikë, Europë dhe Rusi.
Një nga karakteristikat më të veçanta të trenit është xhami i qelqit, i cili mund të kalojë nga një transparencë totale në një errësirë të artë me një shtypje të një butoni.
Madje ka vend të mjaftueshëm për të akomoduar 18 mysafirë brenda natës duke mos përfshirë asnjë nga ekuipazhi, në suitat VIP.
Treni G është i personalizueshëm, që do të thotë se ekziston edhe një mundësi për ta kthyer në një pishinë apo një pasarelë për një shfaqje mode.
Treni do të duhej më shumë se dy vjet për t’u ndërtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje