Media Galeri

Kampioni olimpik që në kohën e lirë thur me grep

Notari i Britanisë së Madhe Tom Daley nuk është vetëm një kampion olimpik por edhe një mjeshtër në thurje me grep. Daley u pa në tribuna duke thurur një javë pasi fitoi medalje të artë në garën 10 metra. Ai ndodhej në tribunë për të mbështetur shokët e tij në finalen e zhytjes në 3 metra të femrave të dielën.

“E vetmja gjë që më ka mbajtur në formë gjatë gjithë kësaj kohe dhe më parë është dashuria ime për thurjen dhe qepjen”, thotë Daley.

Daley gjithashtu ka thurur një çantë për medaljen e tij të artë “që të mos gërvishtet”.

Fituesi i medaljes së artë krijoi një llogari në Instagram kushtuar pasionit të tij për thurje me emrin “Made with love By Tom Daley”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë