Kuriozitete

Del në ankand që nga dasma e Princeshë Dianës… një copë tortë

Edhe pse kanë kaluar 40 vite që nga martesa e Princeshë Dianës me Princin Charles, tani ka dalë në ankand një copë tortë nga dasma e tyre.

Ajo iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes e cila ruajti pjesën e sipërme me ngjitës në një enë të vjetër me kapak ku shkroi “trajtojeni me kujdes, torta e dasmës së Princit Charles dhe Princesh Dianës, 27 korrik, 1981.

"Duket se është në të njëjtën gjendje të mirë, por ne këshillojmë që të mos e hani atë", tha Chris Albury nga ankandi.

Familja e saj ia shiti tortën një koleksionisti në vitin 2008 dhe më 11 gusht do të dalë në ankand.

Copa e tortës, nga një nga 23 tortat zyrtare të dasmës, përmban stemën mbretërore me ngjyrë të artë, të kuqe, blu dhe argjend.

Albury thotë se copa pritet të shitet për 500 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë