FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilzmit) ka pranuar kërkesën e skuderisë Red Bull për hetim të përshpejtuar në lidhje me incidentin mes Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton në Çmimin e Madh të Silverstonit më 18 korrik, një garë që u fitua nga kampioni i botës.
Dinamika e atij incidenti, për të cilin Hemilton u penalizua me 10 sekonda, do të analizohet me hollësi nga FIA më 29 korrik, pak ditë para garës së Hungarisë, që zhvillohet më 1 gusht. Në këtë seancë FIA do të dëgjojë argumentimin e Red Bull-it, — që do të sjellë dy dëshmitarë të faktit, — në videokonferencë. Do të diskutohet për incidentin, që i kushtoi Vershtapenit tërheqjen nga gara dhe pastaj një kontrollin mjekësor në spital, pas kontaktit me Hemilton.

Sipas skuadrës së Kris Horner, manovra e pilotit të Mercedesit ishte e papërgjegjshme dhe 10 sekondat e penalizimit për britanikun, sipas Red Bull-it, nuk janë masa e duhur. Për këtë qëllim është bërë kërkesa për rishikimin e atij incidenti.
Botërori i Formulës 1 2021, pas 10 garash, udhëhiqet nga Maks Vershtapen me 185 pikë, 8 më shumë se Ljuis Hemilton, që pas garës në Silverston e ka redukruar diferencën me rivalin e ri, sepse holandezi nuk mori asnjë pikë në garën e fundit pikërisht për shkak të incidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




