Media Galeri

Të shesësh qese me ajër nga koncerti i Kanye West

Një fans mori pjesë në koncertin që zhvilloi Kanye West më 22 korrik për të promovuar albumin e tij të ri “Donda” dhe kaq mjaftoi që ai të hapë një ankand.

Ai mbushin një qese hermetike me ajër dhe tashmë po pret ofertat për ta blerë në eBay.

Në qese ka të shkruar “Air from Donda drop”

Çmimi fillestar ishte 1025 dollarë më 23 korrik derisa arriti në ofertën e fundit 3950 dollarë. Qesja është planifikuar të shitet më 28 korrrik, ditën e sotme.

Kjo nuk është hera e parë që fansat përpiqen të shesin ajrin nga një koncert i West. Sipas një artikulli të vitit 2015 në Rolling Stone, eBay u mbush me lista të ngjashme pas turneut të tij në Yeezus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë