Arsim

Përzgjedhja e degëve për universitet, maturantët kanë afat nga 29 korriku deri në 3 gusht

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se mes datave 29 korrik – 3 gusht, maturantët duhet të përzgjedhin degët e studimit në universitet sipas listës së tyre të preferencës.

“Ndërkohë që prej kohësh keni nisur përgatitjet për studimet e larta, ka ardhur momenti që të zgjidhni degët sipas listës tuaj të preferencës mes datave 29 korrik – 3 gusht nëpërmjet portalit “U-Albania. Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit”, shkruan ajo.

Ministria më herët ka njoftuar se aplikimet do të kryhen nga portali U-ALBANIA  në adresën www.ualbania.al, duke vijuar më pas me klikimin e butonit “Aplikim A2/A3. Edhe këtë vit maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që duan të konkurrojnë për universitetin, mund të listojnë 10 degë me të cilat do të garojnë për kuotat e raundit të parë të pranimeve për vitin e ri akademik. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjecare me karakter profesional duhet të aplikojnë nëpërmjet kriterit të mesatares. Fituesit do të përzgjidhen nga konkurset praktike më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë