Kuriozitete

Simbolika e veçantë e veshjes së ekipit gjerman të vajzave në Lojërat Olimpike

Sportistet gjermane zgjodhën të paraqiteshin ndryshe këtë herë në Lojërat Olimpike, me një veshje që ka një simbolikë.

Për vajzat, veshja standarde që nga viti 1930 në garë është një leotard pa mëngë ose me mëngë të gjata.

Sportistet gjermane kanë zgjedhur të veshin kostume të plota që i mbulojnë të gjithë trupin.

“Ne donim të tregonim se çdo grua, të gjithë, duhet të vendosin vetë se çfarë të veshin”, tha Elisabeth Seitz, një nga garueset.

“Ne duam të sigurohemi që të gjithë të ndihen rehat dhe t’u tregojmë të gjithëve se ata mund të veshin gjithçka që dëshirojnë dhe të duken të mahnitshëm, të ndjehen të mahnitshëm, qoftë në një kostum të gjatë apo të shkurtër”, tha 21-vjecarja Sarah Voss.

Veshjet e tyre janë, sipas Federatës Gjermane të Gjimnastikës, një deklaratë “kundër seksualizimit në gjimnastikë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë