Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje dhe pritet që t'i komunikojë akuzat zyrtare dhe të kërkojë gjykimin e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme.
Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar në dosje, janë përfshirë në një skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.
Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.
SPAK do të çojë në gjykim dosjen për akuzën e “Korrupsionit pasiv” dhe “Korrupsionit aktiv” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.