Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Krujës.
Lënda plasëse i është vënë banesës së Xhavit Mashës.
Sipas Xhavitit shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02 e 45 minuta dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti i parkuar në oborr, dyer e dritare, xhama të thyer, mure të plasaritura dhe ka lëvizur çatia.
Pas shpërthimit të zotët e shtëpisë kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për këtë akt të rëndë kriminal.
Familja njihet në zonë si familje e respektuar dhe nuk kanë probleme apo konflikte me njeri, por dyshohet se akti ka lidhje me detyrën e djalit të Xhavitit, i cili është drejtor i OSHEE-së për rrethin e Krujës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




